• e premte, 04 tetor 2024

Të paktën 30 persona humbën jetën gjatë shembjes së një ure të varur në Indi, qindra kanë rënë në lumë

Të paktën 30 persona humbën jetën gjatë shembjes së një ure të varur në Indi, qindra kanë rënë në lumë
Nju-Delhi, 30 tetor 2022 (MIA) – Qindra njerëz kanë rënë në një lumë në shtetin perëndimor të Indisë, Guxharat, pasi sot u shemb një urë e varur, me ç'rast humbën jetën të paktën 30 persona, kumtuan persona zyrtarë. Të paktën 400 njerëz kanë qenë në urë kur ajo u rrëzua. Ata kanë rënë në lumin Maçu në qytetin e Morbi, sipas stacionit televiziv lokal Zi Njuz. Ky stacion televiziv publikoi pamje ku shiheshin si njerëzit mbahen për pjesë të urës së shembur derisa ndërsa prisnin ndihmën e ekipeve të shpëtimit. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR