Të paktën 30 palestinezë janë vrarë sot në Gazë
- Të paktën 30 palestinezë janë vrarë në operacionet ushtarake izraelite që nga mëngjesi, raporton Al Xhezira.
Gazë, 23 qershor 2025 (MIA) - Të paktën 30 palestinezë janë vrarë në operacionet ushtarake izraelite që nga mëngjesi, raporton Al Xhezira.
Në një sulm, pesë anëtarë të një familjeje u vranë në pjesën veriperëndimore të qytetit të Gazës, ndërsa 13 persona u pranuan në spitalin Al-Shifa me lëndime serioze.
Njerëz të uritur janë mbledhur rreth qendrave të shpërndarjes së ushqimit në Rafah ose në korridorin Necarim.
Trembëdhjetë persona u vranë sot ndërsa kërkonin ndihmë.
Necarim është ndërtuar nga forcat izraelite në vendin e një lagjeje të mëparshme palestineze me toka të mëdha bujqësore.
Tani është një fushë rrënojash për "korridorin e sigurisë" izraelite", raporton Al Xhezira. qa/
Foto: EPA