Të paktën 26 të vdekur pasi një bombë shpërtheu në Nigerinë verilindore
- – Të paktën 26 persona humbën jetën, ndërsa tre janë lënduar në një shpërthim të një pajisjeje shpërthyese të bërë me dorë në shtetin verilindor të Nigerisë Borno, rajon i cili konsiderohet vatër e aktiviteteve të grupeve islamike.
- Post By Fitore Curri
- 08:37, 29 prill, 2025

Abuxha, 29 prill 2025 (MIA) – Të paktën 26 persona humbën jetën, ndërsa tre janë lënduar në një shpërthim të një pajisjeje shpërthyese të bërë me dorë në shtetin verilindor të Nigerisë Borno, rajon i cili konsiderohet vatër e aktiviteteve të grupeve islamike.
Organizata ndërkombëtare e cila siguron mbrojtje për organizatat e huaja joqeveritare në atë pjesë të vendit njoftoi se dy automjete të cilat lëviznin ndërmjet qyteteve Ran dhe Gamboru Ngala kishin hasur në pajisjen shpërthyese.
“Në shpërthim humbën jetën 26 persona, ndërsa tra janë plagosur”, bëhet e ditur në kumtesë.
Policia në shtetin Borno ende nuk ka dhënë koment zyrtar.
Në rajon më shumë se 15 vjet veprojnë grupet islamike “Boko Haram” dhe “Shteti islamik – Provinca Afrika Perëndimore”, të cilët shpesh shfrytëzojnë pajisje shpërthyese të bëra me dorë për sulme ndaj civilëve dhe forcave të sigurisë. fc/
Foto: Arkivi