Të paktën 26 të vdekur gjatë shembjes së urës në ndërtim në Indi
- Të paktën 26 punëtorë humbën jetën sot gjatë shembjes së një ure hekurudhore në ndërtim në qytetin Sairang, në shtetin Mizoram në veriperëndim të Indisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:52, 23 gusht, 2023
Nju-Delhi, 23 gusht 2023 (MIA) - Të paktën 26 punëtorë humbën jetën sot gjatë shembjes së një ure hekurudhore në ndërtim në qytetin Sairang, në shtetin Mizoram në veriperëndim të Indisë.
Policia lokale bëri të ditur se dy punëtorë janë lënduar dhe se administrata shtetërore hekurudhore ka hapur një hetim për aksidentin, raporton "Gardiani".
Mediat lokale raportuan se rreth 40 punëtorë kanë qenë në dhe rreth kantierit të ndërtimit kur u shemb ura, por policia ka bërë të ditur se ka pasur 28 punëtorë.
"Ekipi i shpëtimit deri më tani ka arritur të nxjerrë 13 trupa. Në vijim janë përpjekjet për nxjerrjen e trupave të viktimave të tjera”, deklaroi një përfaqësues anonim i policisë së shtetit.
Foto: EPA