• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën 250 të vdekur dhe mbi 500 të lënduar nga një tërmet i fuqishëm në Afganistan

Të paktën 250 të vdekur dhe mbi 500 të lënduar nga një tërmet i fuqishëm në Afganistan

Kabul, 1 shtator 2025 (MIA) – Tërmet me fuqi prej 6,0 gradë sipas Shkallës së Rihterit e goditi Afganistanin lindor mbrëmë vonë, me çka humbën jetën mbi 250 persona, ndërsa rreth 500 janë lënduar, njoftoi Ministria për Informata e Afganistanit për agjencinë Anadollia. 

Sipas Entit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti ishte regjistruar në orën 19:17 sipas Griniçit, 27 kilometra në lindje-verilindje të Xhalalabadit, në thellësi prej 8 kilometra. 

Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë për Informata deklaroi për Anadollia se viktima dhe të lënduar janë raportuar në zonat Nur Gal, Savki, Vatpur, Manogi dhe Çapa Dara në provincën Kunar. Ai shtoi se numrat përfundimtar për të vdekurit dhe të lënduarit ende nuk janë lënduar, sepse autoritetet komunikojnë me banorët në zonat e distancuara, ndërsa ekipet për ndihmë janë dërguar ndaj rajoneve të goditura. 

Administrata e përkohshme afgane mobilizoi helikopterë për shpëtim dhe transport të të lënduarve, sepse rrugët janë bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut, që i pengon ekipet e shpëtimit që të arrijnë deri në zonat e goditura. 

Banorët lokalë e përshkruan tërmetin si një nga më të fuqishmit të cilët e goditën rajonin. 

Zëdhënësi i administratës së përkohshme, Zabihulla Muxhahid, konfirmoi se tërmeti ka shkaktuar viktima. “Për fat të keq, sonte tërmeti shkaktoi humbje të jetëve dhe dëm material në disa nga provincat tona lindore”, shkroi ai në platformën X.

Muxhahid shtoi se autoritetet lokale dhe banorët janë angazhuar në operacionet e shpëtimit, ndërsa ekipe për mbështetje nga provincat qendrore dhe përreth dërgohen drejt zonave të goditura. 

“Të gjitha burimet në dispozicion do të shfrytëzohen për shpëtim të jetëve”, theksoi ai. 

Sipas USGS, pas tërmetit kryesor, zona e njëjtë ishte goditur nga edhe të paktën dy tërmete me fuqi prej 5,2 ballë. fc/

Foto: Printksrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR