• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën 25 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur nga bombardimi ndaj një tregu në Donjeck

Të paktën 25 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur nga bombardimi ndaj një tregu në Donjeck

Moskë, 21 janar 2024 (MIA) - Numri i qytetarëve të vrarë nga bombardimet ndaj një tregu në Donjeck nga forcat ukrainase është 25 persona, ndërsa të paktën 20 persona janë plagosur, njoftoi kreu i Republikës Popullore të Donjeckut, Denis Pushilin në kanalin e tij në Telegram.

Më herët është kumtuan se kanë vdekur 18 persona, ndërsa 13 janë plagosur. 

“Aktualisht është konfirmuar informacioni për 25 të vdekur. Të paktën 20 persona të tjerë janë plagosur, nga të cilët dy fëmijë janë në gjendje të rëndë. Mes tyre ka edhe të plagosur rëndë”, theksohet në kumtesën.

Donjeck ndodhet rreth 20 kilometra larg vijës së frontit.

Moska e quajti sot sulmin në një treg në qytetin Donjeck të kontrolluar nga Rusia një "akt barbar terrorist" që tregon nevojën për "operacionin e saj special ushtarak" në Ukrainë.

“Regjimi neo-nazist në Kiev, me mbështetjen e SHBA-së dhe satelitëve të tij, ka kryer edhe një herë një akt barbar terrorist kundër popullatës civile të Rusisë”, kumtoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR