• e premte, 22 nëntor 2024

Të paktën 249 persona kanë vdekur në Meksikë shkaku i temperaturave të larta

Të paktën 249 persona kanë vdekur në Meksikë shkaku i temperaturave të larta

Meksiko Siti 28 korrik 2023 (MIA) – Së paku 249 persona kanë vdekur në Meksikë në katër muajt e fundit nga vala e të nxehtit, transmeton Agjencia Anadollu.

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës publikoi një raport për rastet e vdekjes në vend për shkak të temperaturave ekstreme si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Në periudhën nga 19 marsi deri më 22 korrik si pasojë e temperaturave jashtëzakonisht të larta kanë humbur jetën 249 persona. Termometrat në Meksikë deri në fund të qershorit treguan 45 gradë Celsius.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Nju Leon, ku jetën e kanë humbur 100 persona.

Rreth 92.4 për qind e vdekjeve shkaktohen nga goditjet e të nxehtit, ndërsa pjesa tjetër nga etja.

Qeveria meksikane rekomandon pirjen e të paktën dy litra ujë gjatë ditës në mënyrë që më lehtë të përballet vapa dhe për të mos dalë jashtë nëse nuk është e nevojshme.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 38 njerëz vdiqën nga nxehtësia ekstreme në Meksikë.

Organizata botërore meteorologjike njoftoi se vala e të nxehtit po rritet vazhdimisht dhe bota duhet të përgatitet për valë më intensive të të nxehtit.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR