• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Të paktën 24 u vranë në sulmet në Kashmir

Të paktën 24 u vranë në sulmet në Kashmir

Nju Delhi, 22 prill 2025 (MIA) – Kryerësit e sulmit terrorist në vendin turistik Pahalgam, në pjesën jugore të shtetit indian Xhamu dhe Kashmir, do të nxirën para faqes së drejtësisë, premtoi guvernatori i shtetit Manoj Zinja. 

Të paktën 24 persona u vranë, ndërsa 20 janë plagosur në sulmin e sotëm në Pahalgam. Ende po konfirmohet numri i saktë i viktimave. 

“Ashpër e dënoj sulmin e tmerrshëm terrorist ndaj turistëve në Pahalgam. E siguroj popullin se ata që qëndrojnë pas këtij sulmi të tmerrshëm nuk do të mbeten të pandëshkuar”, theksoi guvernatori në “X”. 

Sipas autoriteteve, sulmi ishte vepër e militantëve të cilët kishin hapur zjarr automatik ndaj turistëve në Baisaran, rreth pesë kilometra nga Pahalgam. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR