Të paktën 23 viktima në sulmet izraelite në kampet e Rripit të Gazës
- Të paktën 23 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë sot në sulmet izraelite në kampet ku strehohen familjet e zhvendosura në pjesën veriore dhe jugore të Rripit të Gazës, kumton Ministria palestineze e Shëndetësisë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:23, 17 prill, 2025

Gazë, 17 prill 2025 (MIA) - Të paktën 23 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë sot në sulmet izraelite në kampet ku strehohen familjet e zhvendosura në pjesën veriore dhe jugore të Rripit të Gazës, kumton Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Të gjithë trupat janë djegur si rezultat i një zjarri që shpërtheu në tendat pas bombardimit, informon Ministria e Shëndetësisë, transmeton agjencie palestineze të lajmeve.
Në pjesën veriore të Gazës, gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u vranë derisa flinin në tendën e tyre në qytetin Beit Lahija.
Foto: arkivi i MIA-s