• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën 23 civilë të vrarë në bombardimin e një baze të talebanëve në Pakistan

Të paktën 23 civilë të vrarë në bombardimin e një baze të talebanëve në Pakistan

Islamabad, 22 shtator 2025 (MIA) - Të paktën 23 civilë, mes të cilëve shtatë gra dhe katër fëmijë, kanë vdekur gjatë bombardimit të sotëm të rajonit kufitar të Pakistanit, ku fshihen anëtarë të talebanëve pakistanezë.

Një burim i paidentifikuar policor theksoi se aeroplanët goditën katër shtëpi dhe i shkatërruan plotësisht ato.

Ndërsa një zyrtar i paidentifikuar i forcave të sigurisë pakistaneze theksoi se 23 persona kanë vdekur në zonën ku ndodhen dhjetëra strehimore të talebanëve pakistanezë.

Talebanët pakistanezë muajt e kaluar i kanë intensifikuar sulmet ndaj forcave të sigurisë në zonat pakistaneze përgjatë kufirit me Afganistanin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR