• e premte, 27 shtator 2024

Të paktën 22 viktima në një shpërthim në Somali

Të paktën 22 viktima në një shpërthim në Somali

Mogadishu, 9 qershor 2023 (MIA) – Njëzet e dy persona, mes të cilëve dy fëmijë, kanë humbur jetën në një shpërthim municioni rreth 120 kilometra në jug të Mogadishu, njoftuan sot autoritetet somaleze.

"Ndodhi një fatkeqësi, fëmijë të pafajshëm vdiqën nga një shpërthim i shkaktuar nga predha mortajash, njoftuan autoritetet lokale.

Detaje të tjera ende nuk janë bërë të ditura. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR