• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 22 persona u vranë nga të shtënat në shtetin federal amerikan Mejn, sulmuesi në arrati

Të paktën 22 persona u vranë nga të shtënat në shtetin federal amerikan Mejn, sulmuesi në arrati

Uashington, 26 tetor 2023 (MIA) - Të paktën 22 persona humbën jetën, ndërsa midis 50 dhe 60 janë plagosur në këmbim zjarrin në qytetin Leviston, në shtetin federal amerikan Mejn, që ndodhi në dy loacione dje në mbrëmje, transmetuan mediat amerikane.

Në konferencën për shtyp mbrëmë, komisari për siguri publike i Mejn tha se policia nuk mund ta konfirmojë numrin e saktë të viktimave sepse situata ende është "në vijim", por një burim policor për Foks njuz deklaroi se madje 22 persona kanë vdekur.

En-bi-si Njuz, duke i'u referuar burimeve policore, njoftoi se ka ndërmjet 50 dhe 60 të plagosur.

Policia në Luston mbrëmë e identifikoi Robert R. Kard nga Boudoin Mejn, si person i interesuar për sigurinë. Sipas policisë, Kard është instruktor për  qitje, transmeton Foks Njuz.

Kompetentët njoftuan se bëhet fjalë për një person i cili dyshohet se është "i armatosur dhe i rrezikshëm".

Drejtoria policore në Leviston paraprakisht publikoi tre fotografi nga i dyshuari në të cilat shihet diçka që duket si pushkë automatike, së bashku me fotografinë nga një fuoristradë e bardhë dhe kërkoi ndihmën e publikut për identifikimin e të dyshuarit.

Zyra e sherifit publikoi gjithashtu imazhe të të dyshuarit, një burrë me mjekër me një këmishë me mëngë të gjata dhe xhinse duke mbajtur një pushkë në pozicionin e qitjes.

Kard, gjoja, kohë më parë ka pasur probleme me shëndetin mendor, pas së cilës këtë verë është akomoduar në spital, kupton televizioni amerikan.

Nga policia konfirmuan se incidentet kanë ndodhur në dy lokacione, në një restoran dhe në një vend ku luhen loja me birilë. Të dy objektet janë larg rreth 6,5 kilometra.

Në orën 20, policia e Mejn në Fejsbuk publikoi se ka pasur të shtëna në Leviston, qytet me 36.000 banorë, rreth 90 kilometra në veri të Portland, qyteti më i madh në shtetin federal amerikan.

Nga spitali lokal njoftuan se në vijim është intervenimi për shkak "të numrit të madh të viktimave në një sulm masiv", dhe se nuk mund të japin informacione për numrin e viktimave.

Guvernatorja e Mejn, Xhenet Mils në platformën X shënoi se është njoftuar për incidentin dhe u bëri thirrje banorëve t'i ndjekin udhëzimet e policisë. sa/

 foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR