• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 22 persona u vranë në sulme në veri të Gazës

Të paktën 22 persona u vranë në sulme në veri të Gazës

Deir al Balah, 27 tetor 2024 (MIA) – Autoritetet palestineze sot paradite njoftuan se të paktën 22 persona humbën jetën në sulmet izraelite në veri të Gazës. 

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi se 11 gra dhe dy fëmijë janë në mesin e të vrarëve mbrëmë vonë në sulmet ndaj disa shtëpive dhe ndërtesave në Beit Lahia në veri. 

Të paktën 15 persona u plagosën, dhe siç bëhet e ditur, numri i viktimave mund të rritet. 

Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer sulme precize ndaj ekstremistëve në ndërtesën e Beiti Lahia dhe ka ndërmarrë hapa që të shmang lëndimet e civilëve. 

Ajo i kontestoi, siç tha, “numrat të cilët i publikojnë mediat”, por nuk zbuloi hollësi ose dëshmi për bilancin e saj. 

Izraeli filloi ofensivë të madhe ajrore dhe tokësore në pjesën veriore të Gazës para tri javëve, pasi njoftoi se ekstremistët e Hamasit ishin grupuar aty. Qindra njerëz ishin vrarë, ndërsa mijëra ikën në qytetin Gazë në valën e fundit të zhvendosjes në luftën njëvjeçare. 

Izraeli edhe më tutje për çdo ditë kryen sulme përgjatë Gazës edhe pse në veri lufton edhe me ekstremistët libanezë të Hezbollahut. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR