• e diel, 22 dhjetor 2024

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën nga zjarret në Rusi

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën nga zjarret në Rusi

Moskë, 9 maj 2023 (MIA) – Sipas të dhënave të fundit, 21 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 14 janë lënduar në zjarret që kanë shkatërruar pjesë të maleve Ural në Rusi, duke shkatërruar qindra ndërtesa banimi dhe duke detyruar popullatën e kërcënuar të evakuohet.

“Numri i viktimave është rritur në 21 dhe mund të vazhdojë të rritet”, tha një burim i paidentifikuar nga Ministria ruse e Shëndetësisë.

Zjarret në pyje janë të zakonshme në fund të pranverës dhe verës, por ky zjarr, i cili përfshiu pyje dhe stepa të gjera, ka ngritur dyshimet se është shkaktuar nga pakujdesia njerëzore, raportojnë mediat lokale. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR