• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 200 viktima të dhunës në Nigerinë Qendrore

Të paktën 200 viktima të dhunës në Nigerinë Qendrore

Lagos, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Numri i viktimave të sulmeve nga grupet e armatosura në shtetin qendror nigerian Plato tani arriti 198, tregojnë të dhënat e reja të autoriteteve lokale.

Në fshatin Bokos janë gjetur 148 viktima, ndërsa 50 njerëz u vranë në katër fshatra në rajonin fqinj Barkin Ladi. Gjithsej 500 u lënduan, ndërsa mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre.

Midis natës së shtunë dhe të hënën në mëngjes, grupet e armatosura sulmuan së paku 20 fshatra në shtetin Plato, e cila me vite të tëra është rrënuar nga tensionet etnike dhe fetare. Autoritetet lokale thonë se sulmet ishin të koordinuara mirë.

Presidenti i Nigerisë, Bola Tinubu, i urdhëroi agjencisë e sigurisë menjëherë të intervenojnë dhe ta kontrollojnë çdo centimetër të zonës së goditur nga dhuna për të kapur përgjegjësit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR