• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 200 të vdekur në bombardimin izraelit gjatë natës në Rripin e Gazës

Të paktën 200 të vdekur në bombardimin izraelit gjatë natës në Rripin e Gazës

 Gazë, 6 nëntor 2023 (MIA) - Ministria palestineze e Shëndetësisë bëri të ditur se në bombardimin intensiv izraelit gjatë natës në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 200 persona.

 "Në masakrat gjatë natës humbën jetën më shumë se 200 martirë", bëri të ditur Minitria, duke shtuar se bilanci ka të bëjë vetëm në qytetin e Gazës dhe pjesën veriore të Rripit të Gazës.   

 Ministria e Shëndetësisë dje bëri të ditur se që nga fillimi i luftës me Izraelin më 7 tetor në territorin palestinez janë vrarë 9.770 persona, mes të cilëve 4.800 fëmijë.

 Në Izrael, më shumë se 1.400 persona, kryesisht civilë, janë vrarë në sulmet fillestare të Hamasit ekstremist islamik, ndërsa rreth 240 janë marrë peng dhe janë dërguar në Rripin e Gazës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR