• e hënë, 14 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën 20 të vdekur nga stuhia që goditi disa pjesë të SHBA-së

Të paktën 20 të vdekur nga stuhia që goditi disa pjesë të SHBA-së

Nju-Jork, 7 prill 2025 (MIA) - Të paktën 20 persona humbën jetën në stuhinë dhe përmbytjet që nga e mërkura kapluan disa pjesë të SHBA-së, duke përfshirë edhe një djalosh nëntë vjeçar në shtetin Kentaki i cili ishte marrë nga përrua dhe disa njerëz të cilët humbën jetën nga tornado në qytetin Tenesi, pjesa jugperëndimore e shtetit Tenesi.

Guvernatori i Xhorxhisë, Brajan Kemp, dje në mbrëmje shprehu keqardhje për familjet e dy viktimave të cilët ishin goditur nga një dru në terrenin për golf, transmeton Ej-Bi-Si Njuz.

"Jemi të pikëlluar për vdekjen tragjike të dy personave nga stuhia. Ju lutemi bashkohuni me ne në mendimet dhe lutjet tona", tha Kemp.

Departamenti për menaxhim me gjendje të jashtëzakonshme në Arkanzas konfirmoi se viktima e parë e stuhisë është një djalosh pesë vjeçar i gjetur në jugperëndim të Litl Rok, pa detaje për arsyen e vdekjes së tij.

Sipas një raporti nga Komanda e Distriktit të Zjarrfikësve Bofor-Lesli dhe një raporti nga Policia e Trafikut të Shtetit të Misurit, një zjarrfikës 16-vjeçar vdiq në një aksident me makinë rreth 100 kilometra në perëndim të Sent Luis.

Dhjetë viktima të stuhisë janë raportuar në Tenesi, tre në Misuri, dy në Kentaki dhe nga një në Indiana dhe Arkanzas.

Paralajmërimet për përmbytje janë në fuqi prej dje në mëngjes nga Luizijana deri në perëndim të Pensilvanisë, ndërsa sot paralajmërimi ishte lëshuar edhe për Floridën Veriore, Xhorxhinë dhe Karolinën Jugore.

Ej-Bi-Si Njuz citon se nga dje në të paktën 10 shtete, nga Kanzas deri në Ohajo janë raportuar mbi 90 tornado. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR