• e diel, 22 dhjetor 2024

Të paktën 20 të vdekur në një sulm izraelit në qytetin shiit Almatyi në veri të Bejrutit

Të paktën 20 të vdekur në një sulm izraelit në qytetin shiit Almatyi në veri të Bejrutit

 Bejrut, 10 nëntor 2024 (MIA) - Ministria libaneze e Shëndetësisë  sot bëri të ditur se të pakt;n 20 persona kanë humbur jetën në një sulm izraelit në qytetin shiit Almati, në lagjen me shumicë të krishterë Xhbeil, në veri të Bejrutit.

 "Në sulmin izraelit humbën jetën 20 persona, duke përfshirë tre fëmijë, ndërsa gjashtë janë u plagosur", raportuan agjencitë botërore për numrin e ri të të vdekurve në sulm, pasi më parë u raportua për 12 persona të vdekur.

 Ndërkohë, kërkimet për të mbijetuar në rrënoja po vazhdon.

 Mediat zyrtare libaneze raportuan paraprakisht për një sulm izraelit në një shtëpi në qytetin lindor libanez Baalbek. Sulmit këtë herë nuk i ka paraprirë paralajmërimi i armatës izraelite për evakuimin e banorëve.

 "Një aeroplan sulmoi një shtëpi në lagjen Al-Lakis të qytetit", njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA).

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR