Të paktën 20 të lënduar pasi një automjet goditi në turmën në Munih, shoferi është arrestuar
- Së paku 20 persona, disa prej të cilëve më rëndë, janë lënduar sot kur një automjet goditi një grup njerëzish në Munih. Siç transmeton "Bild", disa persona përfshirë edhe një fëmijë, janë në gjendje të rëndë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:13, 13 shkurt, 2025
![Të paktën 20 të lënduar pasi një automjet goditi në turmën në Munih, shoferi është arrestuar](https://mia.mk/images/20250213131344_big_730x400_97.webp )
Munih, 13 shkurt 2025 (MIA) - Së paku 20 persona, disa prej të cilëve më rëndë, janë lënduar sot kur një automjet goditi një grup njerëzish në Munih. Siç transmeton "Bild", disa persona përfshirë edhe një fëmijë, janë në gjendje të rëndë.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 kur një shofer ka përshpejtuar makinën e tij dhe më pas ka goditur në protestuesit në Munih, të cilët ishin mbledhur me ftesë të sindikatës së punëtorëve "Verdi".
Hetimi i policisë tani duhet të sqarojë nëse shoferi ka hyrë qëllimisht në turmë apo ka shtypur aksidentalisht pedalin e gazit në vend të frenave, raporton "Bild".
Shoferi është arrestuar dhe siç informon policia nuk përbën rrezik për mjedisin. Sipas "Bild", bëhet fjalë për një 26-vjeçar nga Afganistani. Ekipet e policisë ende janë në vendin e ngjarjes.
Foto: EPA