Të paktën 20 palestinezë janë vrarë, ndërsa 150 ja në plagosur në një sulm izraelit derisa kanë qenë duke pritur radhë për ushqim
- Të paktën 20 palestinezë janë vrarë mbrëmë, ndërsa 150 janë plagosur në një sulm izraelit derisa kanë qenë duke pritur radhë për ushqim në Gaza, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës.
- Post By Melahat Baftija
- 07:48, 26 janar, 2024

Gaza, 26 janar 2024 (MIA) - Të paktën 20 palestinezë janë vrarë mbrëmë, ndërsa 150 janë plagosur në një sulm izraelit derisa kanë qenë duke pritur radhë për ushqim në Gaza, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës.
Zëdhënësi i Ministrisë, Ashraf al-Kidra deklaroi se numri i të vrarëve me siguri do të rritet, sepse dhjetëra persona me plagë të rënda janë dërguar në spitalin e qytetit Al-Shifa.
Ushtria izraelite ka njoftuar se është duke e hetuar incidentin, por përsëriti se qëllimi nuk kanë qenë civilët.
Nga 7 shtatori armata izraelite ka vrarë më shumë se 25.700, ndërsa ka plagosur rreth 63.000 palestinezë në Rripin e Gazës. mb/
Foto: EPA