Të paktën 19 të vdekur, 42 të zhdukur pasi një anije me emigrantë u fundos në Libi
- – Trupat e 19 personave janë gjetur pasi një anije gome me emigrantë u fundos në bregun lindor të Libisë, njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Emigrim (IOM).
- Post By Fitore Curri
- 11:25, 20 shtator, 2025
Tripol, 20 shtator 2025 (MIA) – Trupat e 19 personave janë gjetur pasi një anije gome me emigrantë u fundos në bregun lindor të Libisë, njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Emigrim (IOM).
Anija, e cila transportonte më shumë se 70 qytetarë të Sudanit dhe Sudanit Jugor, ka lundruar më 9 shtator dhe është fundosur po të njëjtën ditë, deklaroi zëdhënësi i IOM.
Katërmbëdhjetë persona ishin shpëtuar pesë ditë më vonë, ndërsa 42 të tjerë konsiderohen si të zhdukur. Nuk është e qartë si të shpëtuarit arritën të mbijetonin në det aq gjatë.
Libia është pikë kryesore transiti për emigrantët të cilët po bëjnë përpjekje të mbërrijnë në Evropë, duke ikur nga lufta dhe varfëria në Afrikë dhe Lindje të Mesme.
Gjysmëhëna e Kuqe e Libisë njoftoi në faqen e saj në Fejsbuk të hënën se ka marrë thirrje urgjente nga autoritetet në Tobruk, rreth 60 kilometra në perëndim nga Kambuti, që t’i gjejë trupat. Autoritetet dhe Gjysmëhëna e Kuqe shpesh bashkëpunojnë në operacionet për shpëtim dhe rimëkëmbje. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s