• e premte, 22 nëntor 2024

Të paktën 18 viktima civile në sulmin artilerik izraelit në lagjet qendrore dhe veriore në Rafah

Të paktën 18 viktima civile në sulmin artilerik izraelit në lagjet qendrore dhe veriore në Rafah

Nablus, 21 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 18 civil e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin e sotëm të artilerisë izraelite në pjesën qendrore dhe veriore të qytetit Rafah dhe në shkollën në të cilën ndodhen personat e zhvendosur nga kampi i refugjatëve Xhabalia.

Sipas burimeve lokale, artileria izraelite goditi edhe zonat Shabur, Kirbet al Adas dhe Urajba në pjesën qendrore dhe veriore të Rafahs, njoftuan mediat palestineze. 

Raportet tregojnë se një dron izraelit goditi gjithashtu një tendë në perëndim të qytetit të Kan Junis, ku ndodhen personat e zhvendosur, gjatë së cilës u vranë dhe u plagosën disa persona.

Aeroplanë ushtarak izraelit kanë bombarduar rrethinën e shkollës së UNRVA-s në Krajzem, ku ndodhen personat e zhvendosur, si dhe lagjja Abu Rashid në kampin e refugjatëve Xhabalia në momentin kur nxënësit po ktheheshin nga shkolla, gjatë së cilës u vranë shtatë persona dhe u plagosën më shumë se dhjetëra të tjerë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR