Të paktën 18 palestinezë humbën jetën në sulmet izraelite në një treg në Gazën qendrore
- Të paktën 18 palestinezë u vranë në sulmet izraelite me dron në tregun në Gazën qendrore, Deir al-Balah, pasi që dronët izraelitë targetuan njësinë policore të Hamasit e cila bëri përpjekje që ta merr kontrollin ndaj tregut, deklaroi një mjek dhe dëshmitarë.
- Post By Fami Bajrami
- 10:06, 27 qershor, 2025
Gazë, 27 qershor 2025 (MIA) - Të paktën 18 palestinezë u vranë në sulmet izraelite me dron në tregun në Gazën qendrore, Deir al-Balah, pasi që dronët izraelitë targetuan njësinë policore të Hamasit e cila bëri përpjekje që ta merr kontrollin ndaj tregut, deklaroi një mjek dhe dëshmitarë.
Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, dronët izraelitë qëlluan me raketa drejt policëve të Hamasit të veshur me rroba civile dhe maska, ndërsa ata përpiqeshin të ndalonin shitësit të shisnin mallra të grabitura nga një kamion që mbante ndihma humanitare, publikoi Bi-Bi-Si.
Incizimet e videove nga pasojat tregojnë trupa të shtrirë në tokë dhe blerës në panik, derisa ambulancat shpejtojnë për të ndihmuar të lënduarit.
Mjeku i spitalit Al-aksa në Deir al-Balah deklaroi për Bi-Bi-Si se 18 trupa të vrarë janë sjellur në morg.
Ministria e Punëve të Brendshme e kontrolluar nga Hamasi ka dënuar sulmin, duke e quajtur atë si "krim të ri" e cila synon njësiti policor për ruajtjen e përgjegjësisë së rendit publik.
Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) dje publikoi se dërgesa e parë mjekësore në Gazë që nga 2 marsi është dorëzuar të mërkurën.
"Nëntë kamionë me materiale mjekësore, 2.000 njësi gjaku dhe 1.500 njësi plazme u transportuan pa asnjë grabitje" edhe krahas kushteve me rrezik të lartë", deklaroi shefi i OBSH-së, Tedros Gebrejesus. rq/
Foto: EPA