Të paktën 17 të vdekur dhe 34 të lënduar në një aksident në Afganistan
- Së paku 17 persona kanë humbur jetën dhe 34 janë lënduar në një aksident trafiku në Afganistan, njoftuan sot autoritetet lokale.
- Post By Sara Ademi
- 11:26, 16 korrik, 2024

Kabul, 16 korrik 2024 (MIA) - Së paku 17 persona kanë humbur jetën dhe 34 janë lënduar në një aksident trafiku në Afganistan, njoftuan sot autoritetet lokale.
Ndër të vdekurit janë edhe tre fëmijë.
Pasagjerët u vranë kur një autobus u përmbys në distriktin Hinxhan, provincën Baglan.
Autobusi ishte në relacionin Kabul - provinca Farixhab, në veri të Afganistanit.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar, por mediat vendase raportojnë se përmbysja e autobusit mund të ketë qenë pasojë e pakujdesisë së drejtuesit të automjetit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s