Të paktën 17 persona e humbën jetën në një zjarr të madh në ndërtesën afariste në Xhakartë
- Në një zjarr në një ndërtesë afariste në kryeqytetin indonezian Xhakartë, kanë humbur jetën të paktën 17 persona, njoftoi policia.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:28, 9 dhjetor, 2025
Xhakartë, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Në një zjarr në një ndërtesë afariste në kryeqytetin indonezian Xhakartë, kanë humbur jetën të paktën 17 persona, njoftoi policia.
Flakët kanë përfshirë ndërtesën shtatëkatëshe. Tymi i dendur i zi që ngrihej shkaktoi panik te banorët dhe të punësuarit në lagjen qendrore të Xhakartës. qa/
Foto: EPA