Të paktën 16 ushtarë u vranë në një sulm vetvrasës në Pakistan
- – Të paktën 16 ushtarë pakistanezë ishin vrarë, ndërsa 10 ishin plagosur, bashkë me 19 civilë, kur një vetëvrasës me bombë me një veturë të ngarkuar me eksploziv u përplas me një konvoj ushtarak në zonën pakistaneze Varizistani Verior, në krahinën Hajber Pahtunhva, njoftuan autoritetet lokale.
- Post By Fitore Curri
- 13:38, 28 qershor, 2025
Peshevar, 28 qershor 2025 (MIA) – Të paktën 16 ushtarë pakistanezë ishin vrarë, ndërsa 10 ishin plagosur, bashkë me 19 civilë, kur një vetëvrasës me bombë me një veturë të ngarkuar me eksploziv u përplas me një konvoj ushtarak në zonën pakistaneze Varizistani Verior, në krahinën Hajber Pahtunhva, njoftuan autoritetet lokale.
“Shpërthimi, gjithashtu, shkaktoi rrëzimin e çative të dy shtëpive, me çka ishin plagosur gjashtë fëmijë”, deklaroi një polic në Hajber Pahtunhva.
Asnjë grup ende nuk e mori përgjegjësinë, por sulmet e militantëve Tehrik – dhe – Taliban Pakistan (TTP) janë dukuri e shpeshtë në këtë rajon, njoftoi “Hindustan tajms”.
Sulmi është një nga sulmet e izoluara më vdekjeprurëse ndaj forcave të sigurisë gjatë muajve të fundit në krahinën Hajber Pahtunhva.
Ushtria pakistaneze deri më tani nuk ka dhënë kumtesë për sulmin.
Pas sulmeve të fundit ndaj forcave të sigurisë në zonat Vaziristan, Hajber dhe Kuram në krahinën Hajber Pahtunhva, armata pakistaneze i përforcoi operacionet e inteligjencës në krahinë.
Në mars, ushtria pakistaneze njoftoi se ka vrarë 10 militantë për të cilët dyshon se kanë lidhje me TTP, pasi një vetëvrasës me bombë kinse e ka sulmuar kampin e Korpusit Kufitar në afërsi të pikës së kontrollit Xhandola në Vaziristanin Jugor. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s