Të paktën 16 të lënduar në zjarrin pas një shpërthimi në Paris
- Të paktën 16 persona u lënduan në zjarrin që përfshiu ndërtesat pas një shpërthimi në Paris, njoftoi policia. Nëntë prej tyre janë në gjendje tejet të rëndë.

Paris, 21 qershor 2023 (MIA) - Të paktën 16 persona u lënduan në zjarrin që përfshiu ndërtesat pas një shpërthimi në Paris, njoftoi policia. Nëntë prej tyre janë në gjendje tejet të rëndë.
Policia e Parisit u bëri thirrje njerëzve që të shmangin zonën e shpërthimit. Mediat lokale njoftuan se ndoshta ka ndodhur shpërthim gazi.
Ministri francez i Punëve të Brendshme, Zherald Darmanen njoftoi se zjarri shpërtheu në afërsi të Pallatit të Luksemburgut dhe Universitetit Sorbona. qa/bsh/