Të paktën 15 të vrarë në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës
- Të paktën 15 persona janë vrarë sot në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi Mbrojtja civile e territorit palestinez.
Gazë, 24 shtator 2025 (MIA) - Të paktën 15 persona janë vrarë sot në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi Mbrojtja civile e territorit palestinez.
Sipas shërbimit për raste urgjene në qytetin e Gazës, të paktën shtatë persona janë vrarë në tre sulme ajrore. Objektivat ishin depot komunale dhe tendat ku ishin vendosur personat e zhvendosur në afërsi të tregut në qendër të qytetit.
Pesë persona janë vrarë në dy sulmet ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, ndërsa tre në sulme të tjera në qytetin e Gazës.
Javën e kaluar, Izraeli njoftoi për fillimin e operacioneve të mëdha ushtareke ajrore dhe tokësore në qytetin e Gazës, me qëllim shkatërrimin e lëvizjes palestineze Hamas. qa/
Foto: EPA