• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 143 persona kanë humbur jetën, ndërsa 58 rezultojnë të zhdukur pasi tajfuni Jagi goditi Vietnamin

Të paktën 143 persona kanë humbur jetën, ndërsa 58 rezultojnë të zhdukur pasi tajfuni Jagi goditi Vietnamin

 Hanoj, 11 shtator 2024 (MIA) - Si pasojë e  tajfunit Jagi në Vietnam jetën kanë humbur 143 persona, ndërsa 58 rezultojnë si të zhdukur, kumtuan sot autoritetet lokale.

Shirat e dendur kanë shkaktuar shkatërrim të mëdha në disa rajone të Vietnamit, duke shkatërruar shtëpi dhe duke dëmtuar infrastrukturën, transmetojnë mediat vietnameze.

 Autoritetet dje filluan një fushatë për mbledhjen e donacioneve për të prekurit, ndërsa menjëherë pas nismës u mblodhën gjithsej 17 milionë dollarë.

Qeveria vietnameze dhuroi 200 tonë oriz nga rezervat kombëtare dhe mjetet shtesë për 14 provinca të goditura për të ndihmuar popullin lokal përderisa punojnë për të riparuar dëmet, kryerjen e operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit dhe rivendosjen e shërbimeve themelore.

Tajfuni Jagi është stuhia tropikale më e fortë në Azi këtë vit me erëra maksimale të regjistruara prej 245 kilometra në orë. Nga ai në Filipine jetën kanë humbur 16 persona dhe dy në Kinë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR