Të paktën 140 persona humbën jetën në një shpërthim në Nigeri, 50 janë shtruar në spital
- Numri i të vdekurve nga shpërthimi në veri të Nigerisë ka shkuar në mbi 140 persona. Incidenti ka ndodhur kur banorët filluan të mbledhin karburantin që kishte rrjedhur nga një cisternë e përmbysur.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:19, 16 tetor, 2024

Abuxha, 16 tetor 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve nga shpërthimi në veri të Nigerisë ka shkuar në mbi 140 persona. Incidenti ka ndodhur kur banorët filluan të mbledhin karburantin që kishte rrjedhur nga një cisternë e përmbysur.
"Pothuajse 140 persona janë vënë në një varr masiv, ndërsa të tjerët janë varrosur në një vend tjetër", theksoi shefi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhim me Gjendje të Jashtëzakonshmenë rajon", Nura Abdullahi.
Gjatë shpërthimit janë lënduar 50 persona dhe janë shtruar në spital.
Foto: Arkivi i MIA-s