• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën 14 të vdekur nga shembja e një miniere ari në Venezuelën jugore

Të paktën 14 të vdekur nga shembja e një miniere ari në Venezuelën jugore

Karakas, 14 tetor 2025 (MIA) - Të paktën 14 persona humbën jetën gjatë shembjes së një minierë ari në qytetin El Kallao, në Venezuelën jugore, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në rajon, kumtuan sot shërbimet e emergjencës.

Ekipet e shpëtimit informuan se kërkimi vazhdon dhe se trupat e të ndjerëve u gjetën në tre gropa të ndara në minierën "Kuatro Eskinas de Karatall". 

“Faza e parë e aktiviteteve të shpëtimit është pompimi i ujit nga të gjitha gropat në sektor për të ulur nivelin e ujit, pas së cilës do të vlerësohen mundësitë për shpëtim”, kumtuan shërbimet në rrjetet sociale.

Sipas ekipeve të shpëtimit, numri i të vdekurve bazohet në dëshmitë e minatorëve të tjerë. Përmbytja shkaktoi shembjen e boshteve vertikale.

El Kallao është një qytet minierash me rreth 30.000 banorë, shumica e të cilëve varen drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte nga gërmimi i arit. ls/ 

Foto: arkiv/ilustrim

 

QËNDRONI TË LIDHUR