Të paktën 13 viktima në zjarrin në një klub të natës në Mursia
- Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën në zjarrin që përfshiu tre klube të natës në Mursia, qytet në juglindje të Spanjës, kumtoi sot shërbimi emergjent. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 6 sipas kohës lokale.
- Post By Besnik Shuki
- 15:11, 1 tetor, 2023

Madrid, 1 tetor 2023 (MIA) - Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën në zjarrin që përfshiu tre klube të natës në Mursia, qytet në juglindje të Spanjës, kumtoi sot shërbimi emergjent. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 6 sipas kohës lokale.
Katër persona janë dërguar në spital për shkak të thithjes së tymit, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë persona, të cilët janë zhdukur pas zjarrit.
Zjarri ka shpërthyer rreth orës 6 në një nga klubet, ndërsa është përhapur edhe në dy klube në afërsi. Sipas mediumeve spanjolle, në klube ka pasur ahengje me rastin e ditëlindjeve, ndërsa mes të zhdukurve janë edhe pesë persona nga një familje dhe dy miq të tyre. bsh/