• e mërkurë, 03 korrik 2024

Të paktën 13 të vdekur nga stuhia e fuqishme në qytetin bregdetar argjentinas Baija Blanka

Të paktën 13 të vdekur nga stuhia e fuqishme në qytetin bregdetar argjentinas Baija Blanka

Baija Blanka, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Të paktën 13 persona humbën jetën në qytetin argjentinas Baija Blanka, deklaroi kryetari i këtij qyteti bregdetar, pasi një stuhi e fuqishme e goditi bregun atlantik në këtë vend të Amerikës Jugore.

Federiko Susbiels, kryetari i Baija Blanka, e konfirmoi numrin e të vdekurve në një deklaratë në rrjetin social X.

Qyteti gjendet në afërsi të pjesës jugore të provincës Buenos Aires, një nga rajonat në Argjentinë me prodhimtari më të madhe të grurit. 

Kabineti i presidentit të ri argjentinas Havier Milei përmes një kumtese u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe u rekomandoi banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri sot në mëngjes, duke alarmuar për erërat shkatërruese në zonë që tejkalojnë shpejtësinë prej 150 kilometra në orë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR