Të paktën 13 persona janë vrarë në sulmet izraelite ndaj një shkolle në pjesën veriore të Rripit të Gazës
- – Trembëdhjetë palestinezë janë vrarë në sulme izraelite ndaj një shkolle në pjesën veriore të Rripit të Gazës, në të cilën ishin akomoduar familje të zhvendosura, njoftuan autoritetet shëndetësore lokale. Kjo ndodh në kohë të shkatërrimit të vazhdueshëm të shtëpive dhe ndërtesave nga ana e forcave izraelite në qytetin jugor Rafa.
- Post By Fitore Curri
- 14:57, 7 maj, 2025
Gazë, 7 maj 2025 (MIA) – Trembëdhjetë palestinezë janë vrarë në sulme izraelite ndaj një shkolle në pjesën veriore të Rripit të Gazës, në të cilën ishin akomoduar familje të zhvendosura, njoftuan autoritetet shëndetësore lokale. Kjo ndodh në kohë të shkatërrimit të vazhdueshëm të shtëpive dhe ndërtesave nga ana e forcave izraelite në qytetin jugor Rafa.
Personat medicinalë publikuan se dy nga sulmet ishin të drejtuara ndaj shkollës Karama në Tufa, paralagje e qytetit Gazë. Gazetarja lokale Nur Abdu është në mesin e të vrarëve, njoftuan mediat palestineze. Armata izraelite nuk e komentoi incidentin.
Dje, në dy sulme ndaj shkollës në kampin e refugjatëve Burexh, në të cilin gjithashtu ishin akomoduar familje të zhvendosura, u vranë të paktën 29 persona, duke përfshirë edhe gra dhe fëmijë. Armata izraelite njoftoi se cak i sulmit ishte një qendër komanduese dhe kontrolluese e grupit të armatosur palestinez Hamas, i cili gjendej në kompleks.
Brigadat Iz al-Din al-Kasam, krahu ushtarak i Hamasit, sot njoftuan se luftëtarët e tyre shpërthyen një fushë me mina, me qëllim që t’i godasin trupat izraelite të pozicionuara në lindje të Kan Junis. Ata deklaruan se kanë përjetuar viktima, pas çka zona ishte garantuar me minahedhës.
Në zonën e afërt Rafa, në afërsi të kufirit me Egjiptin, banorët dhe burime nga Hamasi deklaruan se forcat izraelite, të cilat e ndërmorën kontrollin mbi qytet, vazhduan të shkatërronin shtëpi dhe ndërtesa. fc/
Foto: EPA