Të paktën 120 të vdekur në vërshimet në Teksas
- – Numri i të vdekurve në vërshimet katastrofale në shtetin federal amerikan Teksas u rrit në të paktën 120 persona, informojnë mediat amerikane, duke iu referuar autoriteteve lokale.
- Post By Fitore Curri
- 09:49, 10 korrik, 2025
Uashington, 10 korrik 2025 (MIA) – Numri i të vdekurve në vërshimet katastrofale në shtetin federal amerikan Teksas u rrit në të paktën 120 persona, informojnë mediat amerikane, duke iu referuar autoriteteve lokale.
Zonë më e prekur është Ker Kaunti, ku janë konfirmuar 96 viktima, prej të cilëve 36 janë fëmijë, shumica të akomoduar në kampin e krishterë veror “Mistik”. Sipas një raporti të shërbimit për përgjigje gjatë vërshimeve, edhe gjashtë persona nga kampi – pesë fëmijë dhe një edukator – konsiderohen të zhdukur.
Shirat filluan në orët e hershme të mëngjesit të premten, ndërsa lumi Guadalup u derdh duke e rritur nivelin për afro tetë metra për të paktën një orë.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abot, deklaroi se mbi 2.200 persona janë përfshirë në shpëtim, ndërsa kushte të vështira edhe më tutje ka në Teksasin Qendror, Hill Kauntri, Big Kauntri dhe Konço Vali.
Një Nju Meksiko fqinje, tre persona – një burrë i rritur dhe dy fëmijë të moshës prej 4 dhe 7 vjet – humbën jetën në vërshimin në qytezën malore Riudoso.
Guvernatorja e shtetit, Mishell Luxhan Grishem, shpalli gjendje të jashtëzakonshme me qëllim qasjen në burime federale. Ajo shkroi në Fejsbuk: “Për këtë krizë nevojitet aksion urgjent”.
Shkencëtarët vlerësojnë se ndryshimet klimatike qojnë drejt shpeshtësisë së rritur dhe intensitetit të kushteve të tilla ekstreme të motit, për shkak të ngrohjes së oqeaneve dhe nivelit të rritur të detit. fc/
Foto: EPA