• e mërkurë, 16 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën 12 persona e kanë humbur jetën në aksidentin me minibus në Meksikë

Të paktën 12 persona e kanë humbur jetën në aksidentin me minibus në Meksikë

Meksiko Siti, 24 mars 2025 (MIA)  - Të paktën 12 persona e kanë humbur jetën ndërsa katër janë lënduar kur një minibus ka rënë në humnerë në veri të Meksikës, njoftuan autoritetet lokale.

Automjeti, i cili transportonte 16 persona, ka rënë në më shumë se 120 metra në një zonë malore në shtetin e Nuevo Leon, në afërsi të rajonit Santiago, deklaroi përfaqësuesi lokal Erik Kavazo. Disa nga viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, të tjerë kanë mbërritur në spital, por mjekët nuk kanë mundur t'ua shpëtojnë jetën.

Prefekti i rajonit Santiago, David de la Penja deklaroi se aksidenti ka ndodhur me shumë gjasa nga defekti teknik, pasi në rrugë nuk ka pasur shenja frenash.

Aksidenti shkaktoi gjithashtu zjarr pyjor, i cili ndërkohë është shuar, njoftuan autoritetet lokale. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR