• e premte, 22 nëntor 2024

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa 78 janë lënduar në zjarret në Turqi

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa 78 janë lënduar në zjarret në Turqi

Ankara, 21 qershor 2024 (MIA) - Të paktën 11 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar nga zjarret që përfshinë bimësinë dhe u përhapën në disa fshatra në juglindje të Turqisë nën ndikimin e erës, kumtoi sot ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koxha.

Nga zjarret kanë ngordhur dhe qindra kafshë.

Ministri tha se deri pasditen e sotme ka 11 të vdekur dhe 78 të lënduar, prej të cilëve pesë janë në kujdesin intensiv.

Ai më herët publikoi se 44 persona janë lënduar, prej të cilëve dhjetë janë në gjendje të rëndë, në atë zonë rurale që ndodhet midis qyteteve Dijarbakir dhe Mardin, në afërsi të kufirit me Sirinë.

Një zjarr shpërtheu mbrëmë në një zonë rreth 30 kilometra në jug të Dijarbakirit dhe u përhap shpejt për shkak të erërave të forta, duke përfshirë pesë fshatra, deklaroi më herët ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, zjarri është vënë nën kontroll gjatë natës, por përpjekjet për të freskuar tokën e djegur kanë vazhduar edhe sot.

Një shpërthim i ri ka rënë mëngjesin e sotëm pranë fshatit Ergani në të njëjtën zonë, por është neutralizuar.

Banorët e fshatit Koksalan, një nga më të goditurit, deklaruan se kishin humbur gjysmën e rreth 1.000 dhive dhe deleve të tyre.

"Në vendin e zjarrit janë dërguar shtatë ekipe shpëtimi dhe 35 automjete të ndihmës së shpejtë", tha Koxha. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR