Të paktën 11 persona janë vrarë nga të shtënat në një shkollë për të rritur në Suedi, mes të cilëve dhe sulmuesi
- Të paktën 11 persona janë vrarë nga të shtënat në një qendër arsimore për të rritur në qytetin Orebro të Suedisë, kumtoi sot policia.
- Post By Fami Bajrami
- 08:20, 5 shkurt, 2025
![Të paktën 11 persona janë vrarë nga të shtënat në një shkollë për të rritur në Suedi, mes të cilëve dhe sulmuesi](https://mia.mk/images/20250205081544_big_730x400_69.webp )
Stokholm, 5 shkurt 2025 (MIA) - Të paktën 11 persona janë vrarë nga të shtënat në një qendër arsimore për të rritur në qytetin Orebro të Suedisë, kumtoi sot policia.
Autori i dyshuar është një nga të vrarët, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se sa persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi i djeshëm.
"Ende nuk kemi fotografi të plotë të numrit të të lënduarve", tha zëdhënësi i policisë, duke shtuar se nuk mund të përjashtohet që numri i viktimave të vazhdojë të rritet, pasi informacioni për gjendjen e pacientëve të lënduar, të cilët po trajtohen në spital është gjithashtu i paplotë, njoftoi Servisit publik suedez SVT.
Sulmuesi ishte 35 vjeçar dhe ka qenë pa kurrfarë të ardhura. Në shkollë hyri i armatosur me një pushkë gjuetie. Ai nuk ka pasur dënime paraprake për ndonjë krim. Gjithashtu, nuk ka lidhje të njohura me bandat kriminale.
Policia supozon se ai ka vepruar i vetëm, ndonëse nuk përjashton mundësinë që edhe persona të jenë përfshirë.
Qendra për arsim të të rriturve ku ndodhi sulmi ndodhet në periferi të qytetit Orebro, rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit. rq/bsh/
Foto: EPA