Të paktën 10 të vdekur dhe 65 të lënduar në shpërthimin e një pompe benzine dhe rezervuari të gazit në Jemen
- – Të paktën dhjetë persona humbën jetën, ndërsa 65 u lënduan dje në shpërthimin e një pompe të benzinës dhe rezervuari për gaz në provincën jemenase Al Bajdam njoftoi një përfaqësues i pushtetit lokal.
- Post By Fitore Curri
- 10:12, 12 janar, 2025
![Të paktën 10 të vdekur dhe 65 të lënduar në shpërthimin e një pompe benzine dhe rezervuari të gazit në Jemen](https://mia.mk/images/20250112101245_big_730x400_33.webp )
Sana, 12 janar 2025 (MIA) – Të paktën dhjetë persona humbën jetën, ndërsa 65 u lënduan dje në shpërthimin e një pompe të benzinës dhe rezervuari për gaz në provincën jemenase Al Bajdam njoftoi një përfaqësues i pushtetit lokal.
Shpërthimi ka ndodhur në lagjen Zaher, pas çka ishin djegur dy pompa fqinje të benzinës dhe depo përreth.
Pompa e benzinës në momentin e shpërthimit ishte e mbushur me klientë. Njerëzit bënin përpjekje që të ikin nga kompleksi i djegur.
Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, transmeton YemenOnline.info. fc/
Fotografia: X
WATCH⚡️
— Open Source Intel (@Osint613) January 12, 2025
An explosion at a gas station in the Al-Bayda province of Yemen has killed seven people and injured another 65.
Via: @inside_IL_intel pic.twitter.com/kWjat1maIN