• e diel, 22 dhjetor 2024

Të paktën 10 të vdekur dhe 35 të plagosur në një sulm me raketa ruse në një supermarket të mbushur me njerëz në qytetin ukrainas të Konstantinovkës

Të paktën 10 të vdekur dhe 35 të plagosur në një sulm me raketa ruse në një supermarket të mbushur me njerëz në qytetin ukrainas të Konstantinovkës

Kiev, 9 gusht 2024 (MIA) – Forcat ruse sot kanë granatuar një supermarket në qytetin ukrainas Kostiantinovka, në rajonin e Donjeckut. Sulmi është kryer derisa në dyqan ka pasur shumë persona. Pamjet e sulmit po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Të paktën 10 persona vdiqën dhe më shumë se 35 u plagosën, kumtoi Zyra e Situatave të Emergjencave të Ukrainës. Dyshohet se nën rrënojat e dyqanit ka më shumë njerëz.

Autoritetet ukrainase njoftuan se po përcaktojnë të gjitha pasojat e sulmit.

"Sulmi në supermarketin në Kostiantinivka është një shembull tjetër i terrorit rus. Gjithçka që ata mund të bëjnë është të vrasin civilë", njoftoi në Telegram Andrij Jermak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.

Për sulmin me raketa reagoi edhe vetë Zelenski, i cili shënoi se shumë njerëz janë robëruar nën rrënoja, duke shtuar se shërbimet e shpëtimit "do të bëjnë gjtihçka për t'i nxjerrë".

"Rusia do të jetë përgjegjëse për këtë terror", shtoi Zelenski. 

Anton Gerashenko, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, shkroi në rrjetin X se një grua nga Kostjantinovka tha se vajza e saj 10-vjeçare dhe dhëndri ishin në supermarket në kohën e sulmit dhe se nuk dihej nëse ata ishin gjallë.

Kreu i administratës ushtarake rajonale tha se rusët sulmuan supermarketin me një raketë X-38.

Në sulm janë dëmtuar dhjetë dyqane, posta, nëntë shtëpi private, 12 pavionet e ekspozitës dhe 12 automobila. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR