• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 10 policë janë lënduar në protestat propalestineze në Berlin

Të paktën 10 policë janë lënduar në protestat propalestineze në Berlin

Berlin, 19 gusht 2024 (MIA) - Të paktën 10 policë janë lënduar gjatë protestave të djeshme propalestineze në Berlin, njoftuan autoritetet lokale, transmeton DPA. 

Gjatë protestave të djeshme në lagjen qendrore "Krojcberg" ndaj policisë ishin hedhur gurë, vezë dhe shishe plastike. 

Një nga pjesëmarrësit ishte lënduar pasi ishte goditur në qafë nga guri, ndërsa një pjesëmarrës në kundërprotestë gjithashtu ishte goditur në kokë dhe ishte lënduar. 

Policia njoftoi se 250 njerëz ishin grumbulluar në sheshin "Moricpllac" para se të nisen në marsh i cili u rrit në protestë me rreth 1000 pjesëmarrës.

Para fillimit të marshimit, protestuesit u informuan se çdo thirrje që propagandonte "shkatërrimin e Izraelit dhe/ose banorëve të tij" ose promovonte "organizata të ndaluara", përfshirë grupin islamik palestinez Hamas, do të ndalohej.

Në teren ishin shpërndarë rreth 400 policë, të cilët kishin intervenuar disa herë. Policia mendonte ta ndërpriste protestën për shkak të brohoritjeve të sloganeve të ndaluara, por protesta në fund ishte ndërprerë nga organizatorët. 

Pas tubimit, policia ka filluar 31 hetime penale për kundërvajtje të ndryshme, duke përfshirë lëndime të rënda trupore, sulm të personit zyrtar, shkelje serioze të rendit publik dhe nxitje të urrejtjes. Raportohet edhe se policë ishin dëshmitarë të ngacmimeve të ekipeve mediatike. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR