• e premte, 05 dhjetor 2025

Të dielën nuk do të votohet në Gostivar, Vrapçisht, Qendra Zhupë dhe Mavrovë, procedurë e re zgjedhore në afat prej 60 ditëve nga rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2025

Të dielën nuk do të votohet në Gostivar, Vrapçisht, Qendra Zhupë dhe Mavrovë, procedurë e re zgjedhore në afat prej 60 ditëve nga rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2025

Shkup, 30 tetor 2025 (MIA) – Për shkak të censusit të pamjaftueshëm në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, në katër komuna – Gostivar, Vrapçisht, Qendra Zhupë dhe Mavrovë Rostushë – do të zbatohet procedurë e re zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve të komunave. Votimi, sipas Kodit Zgjedhor, nuk do të mbahet të dielën, por në afat prej 60 ditëve nga rezultatet përfundimtare nga Zgjedhjet Lokale 2025. 

Sipas informacioneve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në këto komuna në rrethin e parë nuk ishte arritur censusi prej të paktën një e treta (33,33 për qind) e votuesve të regjistruar, që është kusht që zgjedhjet të konsiderohen si të suksesshme. 

Në Gostivar jehona ishte 33,31 për qind, në Vrapçisht – 25,18 për qind, në Mavrovë dhe Rostushë – 30,31 për qind dhe në Qendra Zhupë – 21,49 për qind. 

Sipas Nenit 132 paragrafi (2) nga Kodi Zgjedhor, nëse në rrethin e parë të votimit për zgjedhjen e kryetarit të komunës, gjegjësisht kryetar i qytetit të Shkupit nuk dalin një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në certifikatën e listës zgjedhore për komunën adekuate, gjegjësisht qytetin e Shkupit, përsëritet e gjithë procedura zgjedhore për komunën adekuate. 

Si rrjedhojë, Neni 132-a thotë se zgjedhjet e përsëritura të përmendura në nenin 132 paragrafi (2) për komunën përkatëse do të mbahen jo më vonë se 60 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, me çka nuk zbatohet kushti i parashikuar në nenin 132 paragrafi (1) të këtij Kodi në lidhje me pjesëmarrjen e një të tretës së numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në certifikatën nga Lista e Votuesve për komunën përkatëse.

Kështu, i gjithë rrethi i parë për këto komuna do të përsëritet, ndërsa procedura e re zgjedhore do të fillojë në afat prej 60 ditëve pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Zgjedhjet Lokale 2025.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve për Zgjedhjet lokale 2025 është caktuar për të dielën, kur do të zgjidhen kryetarë të komunave në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. 

Në rrethin e parë të Zgjedhjeve Lokale 2025 ishte bërë zgjedhja e kryetarit të komunës në 44 komuna. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR