• e premte, 05 dhjetor 2025

Të ardhurat nga turizmi në Shqipëri në tremujorin e parë shënuar rekord prej 874 milionë eurove

Të ardhurat nga turizmi në Shqipëri në tremujorin e parë shënuar rekord prej 874 milionë eurove

Tiranë, 11 qershor 2025 (MIA) - Në tremujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga sektori i turizmit në Shqipëri shënuan edhe një rekord në krahasim me periudhën e njejtë të viteve të kaluara.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka qendrore e Shqipërisë, turistët e huaj shpenzuan 874,36 milionë euro në Shqipëri, që është rritje prej rreth 11% në krahasim me periudhën e njejtë në vitin 2024 dhe 40% më shumë në krahasim me tremujorin e njejtë tëvitit 2023.

"Statistikat tregojnë se, Shqipëria ka rritur epërsinë në tërheqjen e turistëve elitar që shpenzojnë më shumë dhe në periudha më të zgjatura, fakt që përkthehet në një ndikim pozitiv dhe të shpërndarë në ekonomi", vlerëson banka.

Edhe bilanci neto i turizmit mbetet pozitiv për ekonominë shqiptare, duke reflektuar jo vetëm rritjen e turizmit hyrës, por edhe forcimin e ofertës turistike shqiptare jashtë sezonit veror.

Përndryshe, në Shqipëri vazhdon trendi i rritjes së numrit të turistëve. Siç kumtoi këto ditë kryeministri Edi Rama, në katër muajt e parë të këtij viti kanë[ qëndruar 2,45 milionë, përkundër 2,33 milionë vitin e kaluar, përkatësisht 1,68 milionë turistë në vitin 2023. 

Fotо: FB Rama

QËNDRONI TË LIDHUR