• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të akuzuarit për vrasjen e Danka Iliqit në paraburgim, arrestohen edhe dy persona, ndërsa gjurmohet pas trupit të saj

Të akuzuarit për vrasjen e Danka Iliqit në paraburgim, arrestohen edhe dy persona, ndërsa gjurmohet pas trupit të saj

Beograd, 6 prill 2024 (MIA) - Kërkimet për dyvjeçaren e vrarë Danka Iliq nga Bori vazhdojnë edhe sot, ndërsa dy të dyshuarve për vrasjen u është caktuar masë e paraburgimit deri në 30 ditë për veprën penale "vrasje e rëndë në bashkëpunim". Mëngjesin e sotëm janë arrestuar edhe dy persona të tjerë lidhur me krimin, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Vëllai dhe babai i pesëdhjetë vjeçarit D.D., njëri nga të dyshuarit për vrasjen e dy vjeçares Danka Iliq nga Bori janë arrestuar nën dyshimin se e kanë ndihmuar për të fshehur trupin e vajzës. Atyre u është caktuar paraburgim prej 48 orë.

Mbrëmë Prokuroria e lartë publike në Zajeçar ka njoftuar se ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj të dyshuarve J. S. dhe D. D., për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë në bashkëpunim.

Thuhet se të dyshuarit janë marrë në pyetje në prokurori ku me këtë rast D. D. ka pranuar plotësisht kryerjen e aktit, ndërsa J.S. është mbrojtur me heshtje.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën e lartë në Zajeçar të dyshuarve u caktoi masën e paraburgimit deri në 30 ditë për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë për ndikim te dëshmitarët dhe shmangies së gjurmëve rreth kryerjes së veprës penale si dhe për shkak të shqetësimit të publikut.

"Për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës do të merren në pyetje dëshmitarët dhe do të kryhet ekspertiza e nevojshme", thuhet në kumtesë.

Ndryshe, të arrestuarit e kanë pranuar veprën dhe kanë deklaruar se trupi i vogëlushes është hedhur në deponi.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR