• e shtunë, 22 shkurt 2025

Të afërmit e pengjeve izraelitë konfirmojnë lirimin e planifikuar

Të afërmit e pengjeve izraelitë konfirmojnë lirimin e planifikuar

Tel Aviv, 19 janar 2025 (MIA) - Të afërmit e tre pengjeve izraelitë të cilët do të lirohen nga Rripi i Gazës më vonë sot, si pjesë e marrëveshjes për armëpushim, kanë konfirmuar se presin lirimin e grave, sipas mediave izraelite.

Romi Gonen, Emili Damari dhe Doron Shtajnbreçer të gjithë civilë izraelitë, duhet të lirohen nga robëria brenda ditës, konfirmoi edhe Forumi i familjeve për pengje. 

Ushtria izraelite kumtoi se nuk dihet se kur do të lirohen tre pengjet, duke thënë se është gati për t'i pranuar. 

Ushtria kumtoi se beson se sot do të lirohen tre gra pengje nga pjesa qëndrore e Rripit të Gazës, publikoi "Tajms of Izrael".

Pritet që Hamasi t'i dorëzojë tre gratë te Kryqi kuq, i cili më pas do t'ua dorëzojë forcave speciale të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës. 

Pengjet më pas do të dërgohen në një objekt ushtarak në afërsi të kufirit - në ekzaminime fillestare, e më pas në spital, para se të bashkohen me familjet e tyre. 

Ushtria izraelite sot në mëngjes i mbylli marshrutat në zonën kufitare të Rripit të Gazës për të mbrojtur privatësinë e pengjeve gjatë lirimit. 

Armëpushimi i dakorduar në Rripin e Gazës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi sot në orën 11:05 (sipas kohës lokale), kumtoi kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Në kumtesën theksohet se tre pengje të cilët Hamasi i ka mbajtur në Gazë sot do të lirohen pas orës 14:00 sipas kohës lokale. 

Armëpushimi duhej të hynte në fuqi herët në mëngjes, por Izraeli e shtyri zbatimin e tij pasi Hamasi nuk ia dorëzoi emrat e pengjeve që duhej të liroheshin sot.

Është theksuar se brenda shtatë ditësh do të lirohen edhe katër pengje të tjera. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR