• e premte, 05 dhjetor 2025

"Sy për sy": Banorët e Iranit të zemëruar pas sulmeve izraelite

Teheran, 14 qershor 2025 (MIA) - Banorët e kryeqytetit iranian shprehën mllef dhe zemërim pas sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit ndaj Teheranit.

"Izraeli na i vrau komandantët, çka presin si kundërpërgjigje? Puthje? Do t'i ndjekim - sy për sy", deklaroi një taksist 29-vjeçar, Mahmud Dori, transmeton Si-En-En.

Mbështetje për Iranin shprehi edhe mësuesja 31-vjeçare Peri Purgazi, e cila tha se është krenare që vendi i saj po i kundërvihet Izraelit, posaçërisht pas sulmeve të gjata ndaj Rripit të Gazës.

"Dikush duhet t'i ndalë izraelitët. Mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan. Por, Irani tregoi se gabojnë", tha ajo.

Disa qytetarë bënë thirrje për përmbajtje. "E mbështes popullin tim. Izraeli bëri gabim me sulmin, por shpresoj se kjo do të prëfundojë. Lufta nuk sjellë të ira për asnjërin", tha 61-vjeçari Hushang Ebadi. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR