Swiss Re: Humbjet ekonomike nga katastrofat natyrore në gjysmën e parë të këtij viti janë 135 miliardë dollarë
- Pritet që humbjet ekonomike të shkaktuara nga katastrofat natyrore të arrijnë në 135 miliardë dollarë në gjashtë mujat e parë të këtij viti, me ç'rast zjarret në Los Angjelos i rritën shpenzimet për siguruesit, sipas vlerësimit fillestar të Swiss Re.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:09, 6 gusht, 2025
Cyrih, 6 gusht 2025 (MIA) - Pritet që humbjet ekonomike të shkaktuara nga katastrofat natyrore të arrijnë në 135 miliardë dollarë në gjashtë mujat e parë të këtij viti, me ç'rast zjarret në Los Angjelos i rritën shpenzimet për siguruesit, sipas vlerësimit fillestar të Swiss Re.
Kjo është më lartë se gjysma e parë e vitit 2024, kur humbjet ishin vlerësuar në rreth 123 miliardë dollarë, me ç'rast humbjet në gjysmën e aprë të vitit 2025 e tejkaluan mesataren 10-vjeçare për 36 për qind, kumtoi risiguruesi zviceran në kumtesën për mediumet.
Vetëm zjarret në Los Angjelos shkaktuan 40 miliardë dollarë humbje të mbuluara nga kompanitë e sigurimit.
Swiss Re i përshkroi humbjet si "ekstremisht serioze" sepse zjarret ndodhën në pjesë të banuar dendësisht me koncentrim të mjeteve siguruese me vlerë të lartë.
Zjarret i rritën humbjet e sigurimeve në gjysmën e parë të vitit në 80 miliardë dollarë, në krahasim me 62 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2024, sipas vlerësimit fillestar të Swiss Re. ab/