Sviridenko: Ukraina pret 37 miliardë dollarë mbështetje nga pertnerët në vitin 2026-2027
- Kryeministrja e Ukrainës Julija Sviridenko tha se partnerët e vendit kanë premtuar 37,4 miliardë dollarë mbështetje financiare për Kievin në vitin 2026-2027.
- Post By Sara Ademi
- 16:42, 18 gusht, 2025
Kiev, 18 gusht 2025 (MIA) - Kryeministrja e Ukrainës Julija Sviridenko tha se partnerët e vendit kanë premtuar 37,4 miliardë dollarë mbështetje financiare për Kievin në vitin 2026-2027.
"Presim një mision nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe është shumë e besueshme se do të kemi program të ri, shtoi ajo në deklaratën e publikuar sot në "X".
Gjatë prezantimit të programit të veprimit të qeverisë, Sviridenko gjithashtu tha se Ukraina pret misionin e FMN-së kah fundi i gushtit.
Pritet që anëtarët e Radës Supreme (parlamenti ukrainas) të jenë pjesë e ekipit negociator, saktësoi ajo.
"Do të dëshironim shumë që kërkesat e partnerëve tanë të koordinohen me ne. Sipas mundësisë të koordinuara me Bashkimin Evropian...Duhet të punojmë që të sigurojmë se programet e FMN-së dhe Bashkimit Evropian janë koordinuar njëri me tjetrin", tha kryeministrja ukrainase. sa/
foto: EPA