• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sveçla: Serbia kriminele po i shkelë të gjitha marrëveshjet dhe parimet ndërkombëtare

Sveçla: Serbia kriminele po i shkelë të gjitha marrëveshjet dhe parimet ndërkombëtare

Prishtinë, 14 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla pohoi se forcat serbe, brenda territorit të Republikës së Kosovës, rrëmbyen tre pjesëtarë të policisë së Kosovës, lajmëroi korrespsondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sveçla thotë se nëpunësit e rrëmbyer të Policisë së Kosovës ndodheshin thellë në territorin e Kosovës dhe se veprimi i Serbisë paraqet "shkelje të secilës marrëvehsje dhe çdo parimi të normave ndërkombëtare".

"Përderisa rendi dhe ligji po zbatohen në vendin tonë, Serbia kriminele hyri në territorin e Republikës së Kosovës dhe rrëmbyeu tre nëpunës policorë të Republikës së Kosovës, me shkelje të çdo marrëveshjeje dhe çdo parimi të normave ndërkombëtare. Nuk ka kurfarë dyshimi se nëpunësit policorë ishin të stacionuar thellë në territorin e Republikës së Kosovës, duke i kryer detyrat e rregullta. Serbia vazhdon të jetë shkaktare dhe mbështteëse e krimeve në rajon dhe në Kosovë. Ne nuk tërhiqemi para kriminelëve dhe terroristëve. Serbia sërish po e tregon fytyrën e vet të vërtetë, e ajo është fytyra e një hsteti autokrat dhe agresor", shkroi Sveçla në faqen e tij në Fejsbuk.

Ai i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar ta rrisë presionin ndaj Serbisë për t'i liruar policët kosovarë dhe të ndalojë me provokimet.

"Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj. Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend", porositi Sveçla.

Policia e Kosovës paraprakisht kumtoi se tre pjesëtarë të saj sot rreth mesditës ishin rrëmbyer nga persona të maskuar nga Serbia në njërën prej rrugëve në veri të Kosovës, në kufirin ndërshtetëror, që shfrytëzohej nga grupet kriminele serbe për kalim ilegal dhe kontrabandë nga Serbia.

Sipas kumtesës së PK-së, rrëmbimi ka ndodhur në vendin Tresava/Bare, ku tre policët ishin në detyrë në pikën e atjeshme statike.

Policët lajmëruan në centralin policor se kanë vërejtur persona të maskuar dhe të armatosur, ndërsa kur në vendin e ngjarjes arritën njësitë shtesë të PK-së, atje ishte gjetur autimjeti zyrtar, por jo edhe policët.

Mediumet në Beograd pohojnë se policët e Kosovës janë arrestuar në territorin serb, me ç'rast kumtuan edhe fotografi nga arrestimi i personave të uniformuar të cilët kinse janë policë të Kosovës. Mediumet e Prishtinës, ndërkaq, përmendin se incidenti i sotëm ndodhi një ditë pasi që në Mitrovicë të Veriut u arrestua Millun Milenkoviq - Llune, për të cilin thuhet se është një prej prijësve të organizatës ilegale, e mbështetur nga Beogradi, e njohur si "Mbrojtja civile" dhe organizues i sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe policisë së Kosovës gjatë protestave të kohëmëparshme të serbëve të kosovës në Zveçan. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR