• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Sveçla: Në veri të Mitrovicës arrestohet organizatori kryesor i sulmeve ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Sveçla: Në veri të Mitrovicës arrestohet organizatori kryesor i sulmeve ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Prishtinë, 13 qershor 2023 (MIA) - Ministri  i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sceçla informoi se në aksionin e policisë sot në veri të vendit është arrestuar personi Milun Milenkoviq - Llune, për të cilin thotë se është njri ndër organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë protestave të fundit të serbëve të Kosovës në Zveçan, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Sveçla në profilin e tij në Fesjbuk ka shkruar se Milenkoviq, i cili është njëri nga udhëheqësit e organizatës ilegale,   të cilën e përbëjnë serbët vendas, të njohur si “Mbrojtja Civile”, ka vite i  terrorizon qytetarët në atë pjesë të shtetit.

"Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan", ka shkruar Sceçla.

Ai informoi se gjatë arrestimit të Milenkoviqit Policia e Kosovës është sulmuar,  me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.  

"Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë", porositi Sveçla. 

 Gjatë aksionit të policisë, që u realizua sot në mesditë, në Mitrovicë të Veriut janë  dëgjuar sirenat e alarmit,  pas çfarë vijoi grumbullimi i qytetarëve pranë shkollës së Mesme Teknike në Mitrovicën e Veriut, në afërsi të “Mëhallës së Boshnjakëve” ku ndodhet një numër më i madh i Policisë së Kosovës. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR